4364 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri Ahmeti takoi ambasadorin e Austrisë


Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës z.Kreshnik Ahmeti, gjatë paradites së sotme priti në një takim kortezie ambasadorin austriak në Kosovë, z. Cristoph Weidinger. 
Ai uroi z.Ahmeti për angazhimin e tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

 Ambasadori Weidinger përmendi mbështetjen e qëndrueshme dhe ndihmën praktike që shteti austriak i ka dhënë Kosovës përgjatë viteve, ku edhe sot Kosova përmendet veçmas në programin qeveritar të shtetit të Austrisë.

Z. Ahmeti falënderoi ambasadorin për mbështetjen e tyre të përhershme dhe bashkëpunimin e frytshëm politik, ekonomik e kulturor. Ambasadori u zotua se Austria do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën si në luftimin e pandemisë, po ashtu edhe në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Austria është një nga investitorët më të mëdhenj në Kosovë dhe z.Weidinger u pajtua me z. Ahmeti për fillimin e nismave të reja të investimeve dhe shumë aktiviteteve tjera të përbashkëta diplomatike.

Foto Galeria