4355 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Gërvalla pret në takim përfaqësuesit e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim znj. Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC).

Gjatë këtij takimi është diskutuar për progresin dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit euro-atlantik. 

Ministrja Gërvalla ka njoftuar znj. Bregu dhe përfaqësuesit e RCC-së me prioritetet e Kosovës karshi agjendës evropiane. Ministrja e ka konsideruar të vlefshme secilën përpjekje që ndihmon vendet e Ballkanit të avancojnë në këtë drejtim dhe ka theksuar se përfshirja e Kosovës mund të bëhet vetëm me një përfaqësim të barabartë të saj në të gjitha nismat.

Nga ana tjetër, znj. Bregu ka shpjeguar idenë e Tregut të Përbashkët Rajonal me qëllim të krijimit të një rajoni më konkurrues dhe më afër tregjeve të Bashkimit Evropian.

Foto Galeria