4341 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Gërvalla takoi ambasadoren e Suedisë, Hernmarck


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim ambasadoren e Suedisë në Kosovë, znj. Karin Hernmarck.

Ministrja Gërvalla ka falënderuar ambasadoren për bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme që Suedia i ka dhënë Kosovës përgjatë shtetndërtimit. Ajo i ka vlerësuar të shkëlqyera raportet mes të dy vendeve. 

Gjatë takimit është diskutuar për rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, posaçërisht për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, si dhe procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. 

Lidhur me agjendën evropiane në përgjithësi, ambasadorja Hernmarck ka shprehur përkushtimin e shtetit të saj për të përkrahur proceset e rëndësishme për qytetarët e Kosovës. 

Gjithashtu u diskutua edhe për angazhimet që duhet të ndërmerren për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. 

Ndërkaq menaxhimi i pandemisë është parë si prioritet, dhe ministrja Gërvalla ka nënvizuar nevojën për ndihmë, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të vaksinohen në një periudhë sa më të shpejtë kohore.

Foto Galeria