4284 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj-Stublla uron popullin e Australisë për Ditën Kombëtare


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar institucionet dhe popullin e Komonuelthit të Australisë, me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare.

Në urimin drejtuar Ministres së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Komonuelthit të Australisë, znj. Marise Payne, Ministrja Haradinaj-Stublla ka falënderuar homologen për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të saj për Kosovën.   

“Jam e bindur se miqësia e fortë midis Kosovës dhe Australisë do të vazhdojë të zhvillohet në të mirë të popujve tanë në vitet në vazhdim, dhe pres të punojmë së bashku në forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe”, thuhet në urimin që Ministrja Haradinaj-Stublla ia ka dërguar homologes australiane.

“Dy vendet tona, edhe pse gjeografikisht larg, ndajnë vlera të përbashkëta në mbështetje të paqes dhe demokracisë, dhe ne jemi thellësisht mirënjohës për miqësinë e gjatë me shtetin dhe popullin tuaj”, thuhet në këtë urim.

Australia e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës më 19 shkurt 2008, ndërsa marrëdhëniet diplomatike midis të dyja vendeve janë vendour më 21 maj të të njëjtit vit.

Foto Galeria