4280 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj-Stublla: Aleanca me Amerikën është e përjetshme dhe e pandryshueshme

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla, ka përgëzuar popullin dhe shtetin mik amerikan për inaugurimin e Presidentit të ri, z.Joe Biden, duke e cilësuar këtë si një moment të  veçantë edhe në raportin e shkëlqyer midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.

Ministrja Haradinaj-Stublla është shprehur se SHBA vazhdon të jetë një fortesë e pamposhtur e demokracisë dhe lirisë, dhe me zgjedhjen e Presidentit të 46-të dëshmon edhe një herë triumfin e këtyre vlerave historike.

“Marrja e detyrës nga Presidenti Biden do të jetë një moment i ri në reflektimin e politikës amerikane kudo në botë e veçanërisht në Ballkan, ku kontributi i administratës amerikane ka qenë jashtëzakonisht i madh për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, ka thënë ajo duke shtuar se emri Biden është i gdhendur në themelet e shteti të  ri të Kosovës, duke na dhënë shpresë se Presidenti Biden, mik i kahershëm i yni, do të jetë përcaktues në definimin përfundimtar të proceseve jetike të Republikës, si dialogu dhe anëtarësimi në NATO.

Foto Galeria