4205 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj-Stublla i uron Ditën Kombëtare popullit të Principatës së Monakos


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj – Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Principatës së Monakos, me rastin e Ditës Kombëtare, të njohur ndryshe edhe si Dita e Princit.

Në urimin e Kryediplomates Haradinaj-Stublla theksohet se Republika e Kosovës është e përkushtuar për të zgjeruar e thelluar edhe më shumë bashkëpunimin bilateral dhe diplomatik me Principatën e Monakos, në të gjitha fushat me interes. 

Principata e Monakos, shtet-qytet në brigjet e Mesdheut, ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës pak javë pas shpalljes së saj, saktësisht më 19 mars 2008, dhe të njëjtën ditë janë vendosur edhe marrëdhëniet diplomatike midis të dyja vendeve.

19 nëntor 2020

Foto Galeria