4064 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Haradinaj-Stublla në Hagë takon Ron Ton, Drejtor i Institutit prestigjioz Clingendael: Diplomatët e rinj të MPJD-së do të trajnohen nga ky institut

Hagë, 17 shtator 2020 - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj Stublla ka takuar sot në Hagë, drejtorin e Institutit Clingendael për Marrëdhënie Ndërkombëtare z.Ron Ton.

Instituti Clingendael është një institut prestigjioz në të cilin janë trajnuar një numër i madh i diplomatëve të rijnë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ministrja Haradinaj Stublla ka thënë se është kënaqësi që të vazhdohet bashkëpunimi me këtë institucion i cili ka përgatitur profesionalisht shumë shërbyes civil të Kosovës.

“Kisha kënaqësinë që sot në Hagë të takoj, Drejtor i Institutit Clingendael për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Diplomatët e rinj të MPJD-së, do të trajnohen nga Instituti prestigjioz Clingendael, për të vazhduar traditën e këtij instituti i cili ka përgatitur profesionalisht shumë shërbyes civil në kohën e para pavarësisë dhe themelimit të MPJ-së.”, është shprehur ministrja Haradinaj.

Shefja e diplomacisë ka shprehur mirënjohjen e saj për gjithë mbështetjen dhe bashkëpunimin që ky institut ka dhënë për Kosovën ndër vite.

 

 

Foto Galeria