4063 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj takon deputetët holandez, kërkon mbështetje për procesin e liberalizimit të vizave

Hagë, 17 shtator 2020- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj Stublla ka takuar sot në Hagë, deputetët e Parlamentit dhe Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane, Sven Koopmans dhe Andre Bosman.

 

Shefja e diplomacisë kosovare ka thënë se me dy deputetët holandez, ka diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral për ta ndihmuar Kosovën në rrugën euro integruese, dhe me theks të veçantë përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

 

“Me deputetët Koopmans dhe Bosman diskutuam për dinamizmin e bashkëpunimit bilateral për të ndihmuar Kosovën në aspiratën e saj euro integruese, veçanërisht në përmbylljen me sukses të procesit të liberalizimit të vizave.”, është shprehur ministrja Haradinaj Stublla.

 

Krye diplomatja ka theksuar gjithashtu nevojën e përfundimit të dialogut Kosovë Serbi me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

 

“Diskutuam edhe zhvillimet rreth dialogut Kosovë- Serbi, dhe nevojën e definimit të kornizës kohore të përfundimit të dialogut me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.”, është shprehur ministrja Haradinaj Stublla.

 

 

 

Foto Galeria