4053 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj-Stublla uron popullin e Papua Guineas së Re për Ditën e Pavarësisë

Prishtinë, 16 shtator 2020 -Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj – Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e  Papua Guineas së Re, me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Ministrja Haradinaj-Stublla, ka shprehur urimet e përzemërta për popullin e Papua Guineas së Re.

Me këtë rast ministrja Haradinaj-Stublla, është shprehur e gatshme për thellim të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. Pavarësia e Kosovës është pranuar nga Papua Guinea e Re, më 3 tetor të vitit 2012.

 

Foto Galeria