4052 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Kryedimplomatja Haradinaj Stublla udhëtoi për vizitë zyrtare në Holandë, do të takojë homologun e saj dhe zyrtarë tjerë të lartë të këtij shteti

Prishtinë, 16 shtator 2020 – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj Stublla, të mërkurën udhëtoi për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Holandës, ku do të takohet me homologun e saj, Ministrin holandez të Punëve të Jashtme, Stef Blok, me të cilin do të diskutojë për marredheniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe zhvillimet politike në rajon.


Kryediplomatja Haradinaj-Stublla do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të lartë holandezë, derisa në Hagë të enjten do të nënshkruaj edhe një marrëveshje të rëndësishme për qytetarët e të dyja vendve - Marrëveshjen për Sigurimet Sociale Kosovë - Holandë.


Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, ministrja Haradinaj Stublla do të vizitojë Institutin Clingendael me qëllim të thellimit të bashkëpunimit me fokus në politikën e jashtme, marrëdhëniet ndërkombëtare, diplomacinë ekonomike dhe siguria ndërkombëtare, dhe me qëllim ngritjen e shkathtësive profesionale të diplomatëve dhe të shërbyesve civil të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës.


Gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Holandës, ministrja Haradinaj-Stublla do të takojë edhe veprimtarë dhe përfaqësues të diasporës sonë atje, me të cilët do të diskutojë për thellimin dhe forcimin e lidhjeve të ndërsjella midis diasporës dhe vendit.

Foto Galeria