4050 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

MPJD përshëndet nënshkrimin në Shtëpinë e Bardhë të marrëveshjes historike për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike në mes të Izraelit me Emiratet e Bashkuara dhe Bahreinin

Prishtinë, 16 shtator 2020 - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës përshëndet nënshkrimin në Shtëpinë e Bardhë të marrëveshjes historike për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike në mes të shteteve mike të Kosovës, Izraelit - Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj Stublla e vlerësoi marrëveshjen si shumë të rëndësishme për vendosjen e paqes së qëndrueshme dhe prosperitetit në Lindjen e Mesme, si dhe një sukses maratonik të radhës të arritur gjatë këtij muaji me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kosova mbetet partner i besueshëm dhe kredibil i SHBA-ve, me politikë të jashtme të mirëkoordinuar dhe do të përkrahë çdo akt që zgjeron diametrin e paqes dhe stabilitetit në botë”, tha Kryediplomatja Haradinaj Stublla.

Foto Galeria