4048 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj – Stublla uron popullin e El Salvadorit për Ditën e Pavarësisë

Prishtinë, 15 shtator 2020 – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj - Stublla,  në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e El Salvadorit me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Ministrja Haradinaj-Stublla, ka shprehur gatishmërinë e saj që të avancohet bashkëpunimi bilateral ndërmjet dy shteteve me synim, forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

Pavarësia e Republikës së Kosovës, është pranuar nga El Salvadori më 29 qershor 2013. Ndërsa me qëllim të thellimit të raporteve ndërmjet dy shteteve, Kosova dhe El Savadori, më 18 tetor 2014, kanë vendosur marrëdhënie diplomatike.

Foto Galeria