3988 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj – Stublla bisedoi me Ministren Morton, theksohet rëndësia e rolit aktiv të Mbretërisë së Bashkuar në përmbylljen e dialogut Kosovë - Serbi

Prishtinë, 6 gusht 2020 – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj – Stublla, ka zhvilluar një bisedë telefonike shumë të përzemërt me Ministren Britanike për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikë, Wendy Morton.


Kryediplomatja Haradinaj – Stublla tha se Mbretëria e Bashkuar është një ndër aleatët historik dhe strategjik të Kosovës, në çdo etapë të shtetndërtimit të saj.


Duke falënderuar znj.Morton për mbështetjen e pazëvëndësueshme të Mbretërisë së Bashkuar në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, Ministrja e Jashtme e Kosovës shprehu vullnetin e Prishtinës zyrtare për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale, edhe pas procesit të BREXIT-it.


“Arritjet historike të Kosovës kanë ndodhur vetëm kur të gjithë aleatët tanë kanë vepruar bashkë. Në këtë kontekst, theksova rëndësinë e rolit aktiv edhe të Mbretërisë së Bashkuar në përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi, që duhet të rezultojë me njohje reciproke brenda kufinjve ekzistues”, tha Ministrja Haradinaj – Stublla.

 

 

 

 

Foto Galeria