3986 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj - Stublla uron popullin nigerien për Ditën Kombëtare

Prishtinë, 3 gusht 2020 - Me rastin e Ditës Kombëtare të Nigerit, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj - Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka shprehur urimet më të përzemërta Qeverisë dhe popullit nigerien.

Kryediplomatja Haradinaj – Stublla, përveç urimit për 60 vjetorin e Pavarësisë së këtij shteti mik afrikan, ka shprehur gatishmerinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale midis Kosovës dhe Nigerit.   

 

Foto Galeria