3982 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj - Stublla bisedoi me homologun nga Jordania, e falënderon për ndihmën në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 29 korrik 2020 – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Meliza Haradinaj - Stublla, të mërkurën, zhvilloi përmes telefonit një bisedë shumë përmbajtësore me Ministrin e Punëve të Jashtme të Jordanisë, Ayman Al Safadi.

 

Kryediplomatja e Kosovës tha se marrëdhëniet e shkëlqyeshme dylapëshe në mes të Kosovës dhe Jordanisë duhet të dinamizohen në bashkëpunim edhe më të thellë, në aspektin politik dhe ekonomik.

 

“E falënderova homologun Al Safadi për përkahjen e vazhdueshme që Jordania i ka dhënë Kosovës në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetësisë sonë, si dhe për donacionin gjeneroz dhënë Kosovës, për të ndihmuar luftën anti-COVID-19”, tha Ministrja Haradinaj - Stublla.

 

Foto Galeria