3978 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj - Stublla jep pëlqimin për nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Europol-it

Prishtinë, 27 korrik 2020 – Në pajtim me autorizimet ligjore, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diaporës, znj.Meliza Haradinaj - Stublla, i ka dhënë pëlqimin Ministrit të Punëve të Brendshme, z.Agim Veliu, për nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Europol-it.

Ministrja Haradinaj - Stublla tha se nënshkrimi i kësaj Marrëveshjeje është një hap i shumëpritur dhe tejet i rëndësishëm për formalizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në forcimin e luftës kundër krimit ndërkufitar.

“Bazuar në këtë marrëveshje pune, Kosova do të krijojë një zyrë qendrore për bashkëpunim me EUROPOL-in, do të fitojë qasjen në kanalin e komunikimit direkt të kësaj Agjencie Evropiane, dhe do të ketë mundësinë e shkëmbimit të oficerëve ndërlidhës”, bëri të ditur kryediplomatja e Kosovës.

Me këtë marrëveshje, sipas Ministres së Jashtme, Kosova do të ketë edhe një formë të re dhe më aktive të bashkëpunimit me të gjitha vendet e Bashkimi Evropian.

Foto Galeria