3939 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Kosova dhe Arabia Saudite me marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë


Prishtinë, 3 korrik 2020 - Marrëveshja në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite për Eliminimin e Tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në tatimin në të ardhura”, e nënshkruar në tetor të vitit të kaluar, do të hyjë në fuqi me datën 1 gusht 2020.  


Marrëveshja është nënshkruar në pajtim me Ligjin 04/L-052 për Marrëveshje Ndërkombëtare dhe është bërë shkëmbimi i notifikimeve për përmbushjen e të gjitha procedurave ligjore për hyrje në fuqi.


Marrëveshja e lartcekur është publikuar tashmë dhe mund ta gjeni në Gazetën Zyrtare të RKS-së.

Foto Galeria