3938 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj-Stublla falënderon Maldivet për përkrahjen në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës

Prishtinë, 3 korrik 2020 – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj – Stublla, të premten zhvilloi një bisedë telefonike me homologun nga Republika e Maldiveve, ministrin Abdulla Shahid.    

“E falënderova z.Shahid për mbështetjen e tij dhe shtetit të Maldiveve për njohjen e Pavarësisë së Kosovës si dhe përkrahjen në aspiratat tona për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit”, tha shefja e diplomacisë së Kosovës.

Gjatë kësaj bisede telefonike, Ministrja Haradinaj-Stublla dhe Ministri Shahid shprehën përkushtimin për bashkëpunim të mëtejmë dhe thellim të marrëdhënieve bilaterale.

 

Foto Galeria