3936 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj-Stublla: Kosova ka ndërtuar partneritet të qëndrueshëm me Hungarinë

Prishtinë, 2 korrik 2020 – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Meliza Haradinaj Stublla, të enjten priti në takim Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, z. Márkusz László.  

Me këtë rast, Ministrja Haradinaj Stublla tha se Republika e Kosovës ka ndërtuar ndër vite partneritet të qëndrueshëm me Hungarinë, si një nga shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e vendit tonë.

“Me mirënjohjën me të thellë për gjithë mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Kosovës, veçanërisht përkrahjen në procesin e liberalizimit të vizave, ritheksova nevojën për intensifikimin e përpjekjeve për përshpejtimin e këtij procesi”, tha shefja e diplomacisë së Republikës së Kosovës.

Me Ambasadorin László, në këtë takim, Ministrja Haradinaj Stublla, ka biseduar edhe për koordinimin e mëtutjeshem të bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.

Foto Galeria