3935 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj-Stublla: Mirënjohje Britanisë për përkrahjen e parezervë për Kosovën

Prishtinë, 1 korrik 2020 – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj Stublla, të mërkurën ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, z. Nicholas Abbott.

“Pata nderin të zhvilloj sot takim pune me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z, Abbott, të cilin e falënderova për përkrahjen e parezervë të Britanisë në të gjitha proceset kyçe të Kosovës”, tha Ministrja Haradinaj-Stublla.

Në këtë takim të frytshëm dhe miqësor, Ministrja Haradinaj-Stublla dhe Ambasadori Abbott kanë diskutuar edhe për zhvillimet politike në Kosovë si dhe për hapat e mëtutjeshëm të koordinimit bilateral me Britaninë e Madhe.

Foto Galeria