3934 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj-Stublla falënderoi Ambasadorin e Turqisë për përkrahjen e Kosovës

Prishtinë, 1 korrik 2020 – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj Stublla, të mërkurën ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Prishtinë, z. Cagri Sakar. 

Prita në një takim miqësor Ambasadorin e Turqisë. Me këtë rast, shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e Turqisë në të gjitha proceset e avancimit të Kosovës si shtet, dhe e falënderova Ambasadorin Sakar për përkrahjen dhe ndihmat mjekësore të shtetit turk gjatë pandemisë Covid-19”, tha Ministrja Haradinaj Stublla.

Në këtë takim është diskutuar edhe për harmonizimin e agjendës dhe prioriteteve në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore SEECP, tani që Turqia ka marrë nga Kosova kryesimin e radhës. 

 

 

 

Foto Galeria