3933 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

MPJD: Vendimi për pezullim nuk i përfshinë as konsujt as ambasadorët

Prishtinë, 1 korrik 2020 - Me qëllim të qartësimit të gjendjes së krijuar pas publikimit të lajmeve të sotme, lidhur me vendimin e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës - Meliza Haradinaj-Stublla, për pezullimin e përkohshëm të disa vendimeve që kanë të bëjnë me shërbimin e jashtëm, ju njoftojmë se:

 

Nuk bëhet fjalë për anulim, por për pezullim të përkohshëm të vendimeve për kthim të disa diplomatëve, të nënshkruara nga ish-Qeveria e shkarkuar.

 

Vendimi për pezullim nuk i përfshinë konsujt dhe as ambasadorët.

 

MPJD njofton opinionin se këto vendime do të shqyrtohen veç e veç brenda afatit 7 ditor, dhe se vendimi përfundimtar do të merret pa asnjë paragjykim lidhur me vendimet e mëparshme apo pezullimin aktual të tyre.

 

Foto Galeria