3898 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Kosova dhe Shën Luçia heqin vizat për shtetasit me pasaporta diplomatike dhe zyrtare

Washington, 7 maj 2020 - Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Shën Luçias kanë nënshkruar marrëveshje bilaterale për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe atyre zyrtare.

Shtetasit e secilit shtet që posedojnë pasaportë të vlefshme diplomatike ose zyrtare mund të hyjnë, të qëndrojnë, të dalin dhe të kalojnë nëpër territorin e shtetit të palës tjetër pa viza, për një periudhë që nuk kalon nëntëdhjetë (90) ditë.

Kjo periudhe mund të zgjatet për nëntëdhjetë (90) ditë të tjera të qëndrimit pa viza nga autoritetet kompetente të shtetit të palës tjetër, me kusht që kohëzgjatja e qëndrimit të tyre të mos kalojë nëntëdhjetë (90) ditë brenda një periudhe prej njëqind e tetëdhjetë ( 180) ditëve.  

Marrëveshja midis dy vendeve është nënshkruar në Washington nga ambasadorja Vlora Çitaku, në emër të Qeverisë së Kosovës dhe ambasadori Anton E. Edmunds, në emër të Qeverisë së Shën Luçias.   

Foto Galeria