Po. Aplikimi për dokumente personale (ID dhe Pasaportë) mund të bëhet në Misionet Diplomatike/ Konsullore që nga muaji Maj i vitit 2011.
Jo. Aplikimi për dokumente personale nuk mund të bëhet përmes postës për arsye të fotografisë dhe nënshkrimit elektronik.
Po. Regjistrimi i faktit të lindjes, martesës apo dhe vdekjes mund të bëhet përmes Misioneve Diplomatike/ Konsullore. Të gjitha dokumentet që duhet bashkëngjitur janë të postuara në web faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. . www.mfa-ks.net.
Po. Aplikimi për humbjen apo fitimin e shtetësisë së Kosovës mund të bëhet përmes Misioneve Diplomatike/ Konsullore. Të gjitha dokumentet që duhet bashkëngjitur janë të postuara në web faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. www.mfa-ks.net.
Po. Aplikimi për humbjen apo fitimin e shtetësisë së Kosovës mund të bëhet përmes Misioneve Diplomatike/ Konsullore për të mitur në emër të prindërve. Të gjitha dokumentet që duhet bashkëngjitur janë të postuara në web faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. www.mfa-ks.net.
Po. Për shtetas të Kosovës të arrestuar apo të ndaluar, mund të parashtrohet kërkesë në Departamentin Konsullor në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për informata të tjera më të hollësishme lidhur me ndalimin apo arrestimin e tyre. Kjo kërkesë pas verifikimit të të dhënave përmes Ministrisë së Brendshme fillimisht, parashtrohet nga Misionet Diplomatike/Konsullore në organet përgjegjëse të shtetit përkatës.
Po. Verifikimi i patentë shoferëve mund të bëhet përmes Misioneve Diplomatike/ Konsullore në Departamentin Konsullor në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Po. Misionet Diplomatike/ Konsullore të Republikës së Kosovës lëshojnë dokument Udhëtimi për kthim (fletudhëtimin) në rast të humbjes së pasaportës, vjedhjes apo në ndonjë rast tjetër urgjent – gjithnjë pas konsultimit me Departamentin Konsullor në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Jo. Departamenti Konsullor në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk ka kompetencë ligjore të lëshojë dokument Udhëtimi për kthim (fletudhëtimin) në rast të humbjes së pasaportës, vjedhjes apo në ndonjë rast tjetër urgjent. Ky dokument mund të lëshohet vetëm nga Misionet Diplomatike/ Konsullore të Republikës së Kosovës.
Po. Misionet Diplomatike/ Konsullore ofrojnë ndihmë për shtetas të Kosovës, të cilët kanë vdekur në shtetin tjetër pranues dhe ndihmojnë në rikthimin e kufomës.
VIEW
VIEW
VIEW