Zv.Drejtori i Përgjithshëm:
- Me kërkesën e Drejtorit të Përgjithshëm, bashkërendon detyrat dhe punët e Departamenteve politike brenda MPJ-së;
- Sipas kërkesës së Drejtorit të Përgjithshëm, lehtëson komunikimin në mes të Ambasadave dhe misioneve të tjera diplomatike me Ministrinë e Punëve të Jashtme;
- Siguron menaxhimin ditor të njësive, duke respektuar prioritetet e çështjeve kryesore si dhe duke u siguruar që këto prioritete iu nënshtrohen veprimeve të shpejta dhe efikase;
- Mbikëqyrë dhe raporton për punën e këshillave nga lëmitë e njësive vartëse të Drejtorisë së Përgjithshme;
- Ndihmon Drejtorin e Përgjithshëm në bashkëpunim me këshilltarët politikë, rreth pikave kryesore për Ministrin;
- Krijon raporte bashkëpunimi me përfaqësuesit e qeverive të huaja në Kosovë dhe jashtë vendit, me organizatat ndërkombëtare dhe OJQ-të;
- Përfaqëson Kosovën, sipas kërkesës, në takime ndërkombëtare, pas aprovimit nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm;
- Udhëheqë me Zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm në mungesë të Drejtorit të Përgjithshëm;
- Kryen edhe dertyra të tjera që lidhen me vendin e punës, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Zv.Drejtor i Përgjithshëm, Xhelal SHAQIRI
Email: Xhelal.Shaqiri@rks-gov.net
Tel: 038 200 77 065