Zbaton me saktësi radhën e përparësisë të rangjeve zyrtare të Republikës së Kosovës, Misioneve Diplomatike si dhe e përcakton atë në rastet e veçanta të paparashikuara në ligjin e Protokollit të Shtetit.
Kriteri themelor i funksionimit të kësaj strukture është respektimi i rangut zyrtar. Organizon dhe ndjek ceremonitë e pritjes e të përcjelljes së delegacioneve të huaja të rangut: President, Kryetar i Kuvendit, Kryeministër dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës; harton në bashkëpunim me kabinetet e Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, programin e vizitës së tyre dhe përgjigjet për zbatimin e tij. Po ashtu përgatit anën protokollare për vizitat zyrtare jashtë shtetit të Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe të Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës. të Republikës së Kosovës. Protokolli i Shtetit, në bashkëpunim me përfaqësitë Diplomatike të Republikës së Kosovës dhe me institucionin homolog të shtetit pritës, përpunon programin e vizitës së personaliteteve të mësipërme. Janë përgjegjës për organizimin e ceremonive për festat zyrtare, memoriale, shtetërorë dhe lokale, në rastet kur ato janë jubilare dhe kur për organizimin e të cilave formohet me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës një komision shtetëror.
Zyra e Protkollit të Shtetit përcakton mënyrën e përdorimit të simboleve shtetërore, flamurit, himnit, stemës dhe shenjave të tjera zyrtare sipas Ligjit për përdorimin e simboleve shtetërore të Republikës së Kosovës.
Institucionet qendrore apo lokale, si dhe përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës janë të detyruara t'i ofrojnë Protokollit të Shtetit informacionin e kërkuar kur ai lidhet drejtpërdrejt ose jo me aktivitetin e tij, me normativat e Protokollit të Shtetit, të konventave të Vjenës "Për marrëdhëniet diplomatike" dhe "Për marrëdhëniet konsullore", si dhe për zbatimin e reciprocitetit.
Protokolli i Shtetit ndihmon Misionin Diplomatik për çështje të ndryshme. Brenda kuadrit të lejuar, ai ndihmon diplomatët dhe familjet e tyre nga dita e ardhjes deri në ditën e largimit të tyre. Zyra përkatëse e protokollit i informon diplomatët për vendet më të përshtatshme për banim, për treg, mësimin e gjuhës, udhëtimet, aktivitetet artistike, shërbimin shëndetësor, shkollat për arsimimin e fëmijëve dhe rekomandime të tjera sipas kërkesës së tyre. Protokolli i Shtetit shërben si mbështetje për çështje që përfaqësitë e huaja kanë me institucionet e tjera të Republikës së Kosovës, publike ose private dhe me individë të veçantë.
Zyra e Drejtorit të Protokollit të Shtetit
Misioni
Zyra e Drejtorit të Protokollit të Shtetit mbështet Presidentin, Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.për çështjet e protokollit. Zyra e Protokollit mbështet funksionet zyrtare përfaqësuese dhe diplomatike të organizuara nga këta individë dhe mbikëqyr çështjet e protokollit që dalin nga udhëtimet e tyre jashtë vendit. Zyra merr rolin udhëheqës në planifikimin, organizimin, koordinimin dhe drejtimin e vizitave zyrtare nga udhëheqësit dhe personalitetet e huaja në Republikën e Kosovës. Gjithashtu ka përgjegjësi për politikat dhe programet që kanë të bëjnë me statusin dhe praninë e personelit diplomatik, konsullor dhe zyrtarë të tjerë të huaj në vendin tonë. Detyrat funksionale të zyrës përfshijnë:
- Këshillon krerët e Shtetit për çështjet që lidhen me protokollin, që kanë të bëjnë me misionet diplomatike dhe organizatat rajonale dhe ndërkombëtare;
- Akreditimi i personelit të huaj diplomatik, konsullor dhe ndërkombëtar;
- Prezantimin i ambasadorëve të huaj të sapoardhur tek Presidenti;
- Përzgjedhja, blerja dhe prezantimi i dhuratave të përshtatshme për krerët e Shtetit;
- Pranimi, regjistrimi dhe ruajtja e dhuratave të paraqitura tek zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës nga qeveritë e huaja;
- Planifikimi, organizimi dhe drejtimi i udhëtimit të delegacioneve të krerëve të Shtetit;
- Menaxhimi dhe administrimi i Protokollit të mbrendshëm tek krerët e Shtetit; dhe
- Diplomacia dhe përpjekjet në terren në kuadër të bashkësisë diplomatike.
Prioritetet
Vizitat
Divizioni i vizitave pranë zyrës së Protokollit të Shtetit planifikon, rregullon, koordinon dhe drejton programe për krerët e shteteve gjatë vizitave dhe personalitete të tjera të larta të nivelit të lartë; koordinon aranzhimet e shtypit të huaj për vizitat e personaliteteve; menaxhon programin e dhuratave; koordinon largimet e delegacioneve të të gjithë personaliteteve të huaja të rangut të lartë që vizitojnë vendin tonë; ndihmon në koordinimin e kredencialeve të ambasadorëve të rinj në Republikën e Kosovës; siguron mbështetje për udhëtimin e krerëve të vendit jashtë vendit dhe koordinon udhëtimin e delegacioneve të tyre përcjellëse. Divizioni i vizitave gjithashtu ofron mbështetje dhe këshilla dhe i shoqëron krerët në të gjitha udhëtimet jashtë vendit. Divizioni i vizitave i parashikon të gjitha ngarkesat e mundshme të punës në baza vjetore.
Kontakti;
tel: + 383 38 200 77120
Imunitetet dhe privilegjet
Imunitetet dhe privilegjet përfaqësojnë përmbledhjen institucionale të kritereve që rregullojnë çdo aspekt të natyrës formale dhe joformale të marrëdhënieve zyrtare. Për zbatimin e këtyre kritereve janë kompetent Imunitetet dhe privilegjet.
Imunitetet dhe privilegjet kanë këto përgjejgësi:
- Raportet protokollare midis Republikës së Kosovës dhe shteteve tjera;
- Mban lidhje me misionet diplomatike dhe organizatat ndërkombëtare të akredituara në Prishtinë;
- Në zbatim të Udhëzimit Administrativ 2008/2 për pajisjen me tabela të regjistrimit të automjeteve për misionet dhe personelin me status diplomatik dhe konsullor në Republikën e Kosovës pranon dhe verifikon kërkesat për pajisjen me targa diplomatike për personelin e misioneve diplomatike, konsullore dhe organizatave ndërkombëtare, të akredituara në Prishtinë.
- Ndërmjetëson me institucionet e tjera vendore lidhur me kërkesat e misioneve diplomatike, konsullore dhe organizatave ndërkombëtare të akredituara në Prishtinë.
- Bashkërendimi dhe ndërlidhja e punëve; sipas nevojës me zyrtarët e tjerë të Drejtorive pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës;
- Kryerja e të gjitha punëve të tjera në fushën e privilegjeve dhe imuniteteve, të cilat i përcakton Drejtoria e Protokollit të Shtetit.
Kontakti:
immunity.privileges@rks-gov.net
tel: + 383 38 200 77009
Korrespondenca Diplomatike
Korrespondenca Diplomatike ka këto përgjejgësi:
- Përgaditë konceptin e përpilimit të korrespondencës diplomatike në bashkëpunim të ngushtë me departamentin për çështje ligjore dhe drejtorit tjera sipas nevojës;
- Përgatit tekstet e notave diplomatike me sa vijon: nota verbale, nota kolektive, nota qarkore, nota protestuese, nota identike, aide-mémoir-Memorandumet, aprovimiet e fluturimeve diplomatike;
- Kërkesa për agrément për ambasadorët e propozuar të RKS,
- Përpilimi i letër kredencialeve dhe letrës revokuese për Presidencë.
Kontakti:
diplo.corrospodence@rks-gov.net
tel: + 383 38 200 77102
Divizioni i Ceremonialit
- Zyrtarët e Divizionit të Ceremonialit kanë këto detyra dhe përgjegjësi:
- Siguron udhëzime rreth përgjegjësive Ceremoniale dhe ndërlidhje me zyrtarët e qeverisë së Republikës së Kosovës, diplomatë të tjerë, misionet dhe komunitetin lokal, ndihmon me përparësi, zakone dhe praktika;
- Zhvillon dhe mirëmban listat e kontakteve lokale dhe listat e mysafirëve.
- Koordinon rregullimet e ulëseve dhe siguron udhëzime të tjera lidhur me ceremonialin; hulumton dhe siguron këshilla për të gjitha aspektet e ceremonialit, përparësinë dhe zakonet dhe praktikat vendore;
- Jep udhëzime në aspektet e ceremonialit të të gjitha llojeve të situatave zyrtare dhe sociale, kontakteve dhe komunikimeve;
- Mban kontaktet me zyrat e protokollit të Institucioneve tjera në pika të veçanta për Ceremonial;
- Shërben si një ndërlidhje me zyrtarët e protokollit në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe misionet e tjera diplomatike.
Kontakti:
Tel: + 383 38 200 77085
Zyrtar i lartë për Protokoll Shtetërorë
Detyrat kryesore:
- Ofrimi i mbështetjes në organizimin e ceremonive shtetërore;
- Ofron mbështetjenë organizimin e çështjeve protokollare për aktivitetet e Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.;
- Ofron mbështetje në organizimin e ceremonialeve shtetërore;
- Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet, në koordinim me mbikëqyrësin, për zbatimin e projekteve, shërbimeve dhe produkteve përkatëse në fushën profesionale specifike;
- Zbaton preseancat zyrtare të rangjeve të larta shtetërore, misioneve diplomatike dhe organizatave ndërkombëtare në Kosovë;
- Koordinon punën me pjesët e tjera të institucioneve dhe komunikon, sipas nevojës, me autoritetet e jashtme;
- Kryen çdo detyre tjetër në fushën profesionale specifike në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe.
Kontakti:
+ 383 38 200 77131
+ 383 38 200 77080