Departamenti për Çështje Politike (DÇP):
- Harton rekomandime dhe njofton lidhur me zhvillimet politike që kanë të bëjnë me Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut; Kontrollin e Armëve dhe Çarmatimin; Sundimin e së Drejtës dhe Zbatimin e Ligjit; Çështjet Humanitare dhe Refugjatët; dhe Zhvillim Ndërkombëtar, Energjisë dhe të Mjedisit;
- Identifikon dhe krijon marrëdhënie të ngushtë pune me të gjitha subjektet relevante në Kosovë që janë aktive në çështjet specifike të cituar më lartë;
- Bashkëpunon ngushtë veçanërisht me Departamentin e Organizatave Ndërkombëtare për te siguruar shpjegime të plota nga pozicioni i Kosovës për të gjitha çështjet që vijnë para organeve përkatëse të OKB-së dhe organizatave të tjera më qëllim që të jetë i përgatitur personeli i delegacioneve në takimet e rëndësishme që përfaqësojnë Kosovën.
Drejtor: Sylë Ukshini
Email: dcp.mpj@rks-gov.net
Tel: 038 200 77 021