Departamenti për NATO dhe Politika të Sigurisë (DNPS):
Përgatitë dokumente të nevojshme për orientimin e politikave drejt NATO-së;
Identifikon dhe përcakton një arkiv të komunikimit zyrtar dhe marrëveshjeve multilaterale me vendet anëtare të NATO-së sikurse dhe të marrëdhënieve dy - dhe shumëpalëshe në fushën e sigurisë;
Ndihmon në bashkërendimin e aktiviteteve në vend, në bazë të politikave të NATO-së;
Raporton për pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në programet dhe mekanizmat ndërkombëtar, përfshirë sigurinë rajonale;
Asiston në përgatitjen e materialeve te ndryshme (memove, marrëveshjeve, qëndrimeve, strategjive, planeve të punës) për bashkëpunimin me NATO-në;
Prioritizon marrëdhëniet shumëpalëshe me secilën prej organizatave që mbulon çështjet e sigurisë dhe ofron rekomandim për nismën e negocimit për marrëveshjet dy- dhe shumëpalëshe në fushën e sigurisë;
Bashkërendon bashkëpunimin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës në fushën e sigurisë;
Komunikon me të gjitha komponentët e OSBE-së dhe mekanizmat e ndërlidhura me OSBE-në;
Asiston në përgatitjen e dokumenteve të ndryshme (memove, marrëveshjeve, qëndrimeve, strategjive, planeve te punës) qe ndërlidhen me bashkëpunimin me OSBE-në.
Drejtor: Ambasador Lulzim Hiseni
Email: dns.mpj@rks-gov.net
Tel: 038 200 77 120