Hyrje
Divizioni i Auditimit të Brendshëm vepron në kuadër të Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës(MPJD), në mbështetje të Ligjit për Auditimin e Brendshëm Nr. 03/L – 128. Ky Divizion ka filluar të funksionojë fillimisht më 13.05.2009 si Njësia e Auditimit të Brendshëm deri më: 12.02.2013 me aprovimin e Rregullores Nr.04/2013 Për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës të MPJD emërtohet dhe funksionon si Divizioni i Audtimit të Brendshëm në MPJD.
DAB sipas Ligjit të Auditimit të Brendshëm kryen auditime të brendshme në MPJD.
Udhëheqësi i Divizionit të Auditimit të Brendshëm i raporton Ministrit.
Numri i të punësuarve në Divizionin e Auditimit të Brendshëm është tre (3).
Misioni
Është për të kryer aktivitete që ndihmojnë Ministrinë e Punëve të Jashme (MPJD) në shtimin e vlerave dhe përmirësimin e funksionimit me qëllim të arritjes së objektivave, duke përmirësuar efektshmërinë në procesin e qeverisjes, menaxhimit të rrezikut dhe kontrollit.
Gjithashtu ta ndihmojë MPJD, që të ruajë kontrollet efektive duke vlerësuar efikasitetin dhe efektivitetin e tyre dhe duke nxitur ngritjen e vazhdueshme të forcimit dhe përshtatshmërisë së tyre me misionin dhe objektivat.
Me qëllim të arritjes së misionit, Auditimi i Brendshëm duhet të:
- veprojë në pajtim me parimet themelore për praktikat e auditimit të brendshëm (ligjshmëria, integriteti, objektiviteti, besueshmëria, kompetenca, pavarësia);
- veprojë në pajtim me parimet e sjelljes së Kodit të Etikës së Auditimit të Brendshëm;
- veprojë në pajtim me Ligjin e Auditimit të Brendshëm, rregullat, politikat, doracakët, udhëzimet, Statutin e Auditimit të Brendshëm dhe standardet profesionale.
Fushëveprimi
Fushëveprimi i funksionit të Auditimit të Brendshëm është përfshirja e të gjitha departamenteve dhe divizioneve, si dhe përfshirja e Misioneve diplomatike dhe konsullore për auditime të brendshme në pajtueshmëri me Ligjin për Audtimin e Brendshëm. Auditimi i Brendshëm ekzaminon dhe vlerëson efektivitetin e sistemit të menaxhimit dhe kontrollit dhe mekanizmave (politikave, procedurave dhe planeve), të cilat MPJD i kanë adaptuar për të udhëzuar aktivitetet e tyre.
Auditorët e Brendshëm kanë qasje të plotë, të lirë dhe të pakufizuar në të gjitha veprimet, të dhënat, pronat dhe personelin në kuadër të subjektit të sektorit publik. Të gjithë punonjësit e subjektit të sektorit publik duhet të kenë bashkëpunim të plotë për të vënë në dispozicion çfarëdo materiali apo informate të kërkuar nga një auditor, apo që është relevante për auditim.
Objektivat:
Objektivat e Auditimit të Brendshëm janë:
- Identifikimi i sistemeve të menaxhimit të rrezikut dhe kontrollit;
- Vlerësimi i sistemeve të menaxhimit të rrezikut dhe kontrollit;
- Vlerësimi i efektivitetit të kontrollit duke promovuar përmirësim të vazhdueshëm;
- Vlerësimi i përshtatshmërisë dhe efikasitetit të kontrollit të përfshirë në qeverisjen, veprimet dhe sistemet e informimit të organizatës. Këtu përfshihet vlerësimi i procesit që siguron:
• Besueshmëri dhe integritet të informatave financiare dhe operative;
• Efektivitet dhe efikasitet të veprimeve;
• Ruajtje të pasurive;
• Pajtueshmëri me ligjet, rregulloret, udhëzimet, vendimet etj.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Auditimit të Brendshëm janë:
• Siguron zbatimin adekuat dhe respektimin e ligjeve, rregullave, politikave, udhëzimeve dhe doracakëve të përcaktuar me legjislacionin në fuqi;
• Organizon, kryen dhe mbikëqyr të gjitha aktivitetet e auditimit të brendshëm dhe dorëzon rezultatet e auditimit, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
• Përgatit dhe dorëzon raporte tremujore dhe vjetore mbi të gjitha aktivitetet e Auditimit të Brendshëm.
• Siguron përgatitjen dhe dorëzimin me kohë të planit strategjik dhe vjetor nga DAB.
• Bën rishikimin e cilësisë së punës së auditimit të brendshëm dhe vlerësimin e auditorëve të brendshëm si dhe rishikon përcjelljen e rekomandimeve të auditimit të brendshëm.
Mybera Hyseni
Drejtor i Divizionit për Auditim të Brendshëm/ MPJD
Director of the Audit Unit/ MFAD
Tel: +381 38 212 528
+381 38 200 11081
E-mail: mybera.hyseni@rks-gov.net
myberaja@hotmail.com