4352 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Gërvalla priti në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë Ogasawara


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, z. Mitsunori Ogasawara.

Fillimisht, ministrja Gërvalla ka falënderuar z. Ogasawara për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia i ka dhënë Kosovës nëpër të gjitha fazat e shtetndërtimit.

Palët kanë diskutuar lidhur me bashkëpunimin mes dy vendeve, posaçërisht për nevojën për thellim të bashkëpunimit ekonomik. Është biseduar edhe për menaxhimin e pandemisë Covid-19, si dhe çështjen e dialogut Kosovë - Serbi.

Gjithashtu, ministrja Gërvalla e ka njoftuar z. Ogasawara lidhur me prioritetet e Kosovës në politikën e jashtme. 

Nga ana tjetër, z. Ogasawara ka shprehur përkushtimin e vendit të tij për të ndihmuar Kosovën, me theks të veçantë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

Foto Galeria