4347 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Kosovë – Hungari, marrëveshje për Mbrojtjen dhe Promovimin e Ndërsjellë të Investimeve


Prishtinë, 15 prill 2021 - Marrëveshja për Mbrojtjen dhe Promovimin e Ndërsjellë të Investimeve, e nënshkruar midis Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Hungarisë, do të hyjë në fuqi më datën 20 maj të këtij viti. 

Ratifikimi i saj është bërë pas përfundimit të procedurave të brendshme për hyrje në fuqi, si dhe pas shkëmbimit të notifikimeve të nevojshme për zbatimin e një marrëveshje ndërkombëtare. 

Marrëveshja është nënshkruar me datë 29 tetor 2020, në pajtim me Ligjin për Marrëveshje Ndërkombëtare (Nr.04/L-052), dhe të njëjten mund ta gjeni të publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në linkun në vijim: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=37944 .
 

Foto Galeria