4344 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Gërvalla priti në takim ambasadoren franceze Butel


Prishtinë, 7 prill 2021 - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim ambasadoren franceze, znj. Marie Christine Butel, e cila e uroi për marrjen e detyrës së re.

Ministrja Gërvalla ka falënderuar ambasadoren Butel, për mbështetjen që Franca i ka ofruar Kosovës në vazhdimësi, duke e konsideruar si aleat të rëndësishëm për Kosovën. 

Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin bilateral, për agjendën evropiane të Kosovës, përfshi edhe procesin e liberalizimit të vizave.

Gjithashtu u fol edhe për të ardhmen e dialogut Kosovë- Serbi.


 

Foto Galeria