Prishtinë, 3 shkurt 2021 - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës po ndjek nga afër krizën në Mianmar, e cila ngreh shqetësime të mëdha në lidhje me sigurinë e civilëve dhe protestuesve paqësorë.
Republika e Kosovës mbështet punën e organizatave shumëpalëshe në kërkimin e një zgjidhjeje të qëndrueshme të kësaj krize, si dhe rivendosjen e paqes, stabilitetit dhe demokracisë në këtë vend.
Protestat paqësore në Mianmar kanë filluar prej më së një muaji, për të kundërshtuar grusht-shtetin ushtarak.