Zyra e Bashkëpunimit Rajonal për të Rinjtë (RYCO) është mekanizëm institucional funksional, e cila synon promovimin e frymës së pajtimit dhe bashkëpunimit në mes të të rinjve në rajon nëpërmjet programeve të shkëmbimit. Kosova është anëtare themeluese së bashku me pjesëmarrësit tjerë të Ballkanit Perëndimor (BP 6): Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Marrëveshja për themelimin e RYCO-së është nënshkruar nga 6 kryeministrat e BP në Samitin e BP në kuadër të procesit të Berlinit të mbajtur në Paris, më 4 korrik 2016.
Kosova ka kryesuar me bordin drejtues të Zyrës së Bashkëpunimit Rajonal për të Rinjtë (RYCO) në vitin 2019.
Sekretariati i WBF ndodhet në Tiranë, Shqipëri. (Më shumë informata mund të gjinden në https://www.rycowb.org)