585 - Ministria | Ministria e Puneve te Jashtme

Biografi e shkurtër

Liza Gashi

Zëvendësministre
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Liza Gashi është zëvendësministre e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës.

Znj.Gashi është një udhëheqëse ekzekutive, inovative, sipërmarrëse shoqërore dhe analiste me përvojë në politikat e migrimit dhe diasporës, diplomaci publike dhe dixhitale, angazhim qytetar dhe avokim.

Znj. Gashi është themeluesja dhe ish-drejtoresha ekzekutive e GERMIN, një organizatë jofitimprurëse rajonale dhe lidere e specializuar në angazhimin e komuniteteve të diasporës në avancimin, zhvillimin dhe demokratizimin e vendeve të tyre në Ballkanin Perëndimor.

Znj. Gashi dhe GERMIN kanë qenë në ballë të formësimit të diskursit publik mbi çështjet e diasporës dhe kanë avokuar vazhdimisht për avancimin e politikave, legjislacionit dhe qasjeve institucionale të Kosovës dhe Shqipërisë në angazhimin e diasporës.

Znj. Gashi ka themeluar KosovoDiaspora.org, një platformë angazhimi dhe diplomacie dixhitale që ka promovuar shtetësinë e Kosovës ndërkombëtarisht përmes tregimeve të suksesit të Diasporës së Kosovës.

Ajo gjithashtu ka themeluar dhe udhëhequr më parë United World College (UWC) Kosova, një lëvizje arsimore që ndihmoi në dërgimin e udhëheqësve të rinjë të talentuar në institucionet arsimore më të mira botërore që janë pjesë e rrjetit UWC.

Përvoja e zonjës Gashi në politikat dhe hulumtimet kërkimore në zhvillimin ndërkombëtar, çështjet e migrimit dhe politikës së jashtme, përfshirë organizata ndërkombëtare dhe vendore si: United Nations Department of Political and Peacebuilding Affairs (UNDPA), Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), Universiteti i Shkencave të Aplikuara Bon-Rhein Sieg, dhe IREX.

Znj. Gashi flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, angleze dhe spanjolle.

Zonja Gashi ka përfunduar Masterin në Administratë Publike (MPA) në Universitetin Shtetëror të Arizonës dhe mban një diplomë bachelor nga Kolegji Wartburg (IA) në Marrëdhënie Ndërkombëtare, Shkenca Politike dhe Gjuhë Spanjolle.

Ajo është gjithashtu një alumne krenare e United World College në Kosta Rika dhe National University of Córdoba në Argjentinë.