Departamenti për Planifikim të Politikave (DPP):
- Ndihmon në formulimin e interesave shtetërore të Kosovës;
- Ndihmon në përkufizimin e vizionit, misionit, vlerave, strategjisë, dhe objektivave të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës;
- Ndihmon në hartimin e fjalimeve, shënimeve, qëndrimeve ose formave të tjera të deklaratave dhe pikëpamjeve të Ministrisë;
- Kryen hulumtim dhe planifikim strategjik afatgjatë për zbatimin e politikëssë jashtme në pajtim me kompetencat e Ministrisë;
- Bashkërendon ndërlidhjen me institucionet shtetërore, OJQ-të, botën akademike, qytetarët, dhe aktorët e tjerë;
- Udhëheqë projekte ose çështje të posaçme politike/diplomatike të caktuara nga Ministri;
- Parashtron çështje/probleme tëçështjeve ndërkombëtare që janë të rëndësishme për interesat e Republikës së Kosovës dhe, mbështetur në to, ofron mendimet dhe këshillat e nevojshme;
- Vlerëson, plotëson, dhe përmirëson politikën e jashtme të Kosovës;
- Shërben si burim i analizave të politikës së jashtme dhe trendeve globale.
Drejtor: Skender Durmishi
Tel: 038 200 77501
Email: skender.durmishi@rks-gov.net