Drejtori i Përgjithshëm (DP):
- Udhëheq dhe bashkërendon detyrat dhe punët e Departamenteve nën mbikëqyrjen e tij/saj;
- Sipas kërkesës, lehtëson komunikimin në mes të Ambasadave dhe misioneve të tjera me Ministrinë dhe ministrin;
- Ofron këshilla nga fushë- veprimtaria e departamenteve nën mbikëqyrjen e tij/saj;
- Vepron në bashkëpunim me këshilltarët politikë, në varësi edhe të fushave specifike të kompetencës së tyre, dhe duke u bashkërenduar me Sekretarin e Përgjithshëm, rreth politikave kryesore për ministrin dhe zëvendësministrin.
Delfin PLLANA - Drejtor i Përgjithshëm (U.D.)
Email: zdp.mpj@rks-gov.net
Tel: 038 200 77 070