479 - Ministria | Ministria e Puneve te Jashtme

Biografi e shkurtër

BESNIK TAHIRI

U.D. Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës
REPUBLIKA E KOSOVËS

Biografia

MELIZA HARADINAJ-STUBLLA

MINISTRE E PUNËVE TË JASHTME DHE DIASPORËS
REPUBLIKA E KOSOVËS

Znj. Meliza Haradinaj-Stublla ka përfunduar studimet pasuniversitare në Diplomaci pranë Universitetit të Oksfordit, me fokus në Politikën Ndërkombëtare, të Drejtën Ndërkombëtare Publike, Tregtinë Ndërkombëtare dhe Financat dhe Praktikat Diplomatike, si përfituese e Bursës prestigjioze Chevening*, gjenerata e vitit 2011.

Ajo ka ndjekur studimet universitare pranë Institutit të Teknologjisë së Rochester (RIT), në drejtimin e Politikës dhe Politikave Publike.

Zonja Haradinaj-Stublla ishte themeluese e Institutit të Diplomacisë së Kosovës në vitin 2013, i cili kishte për synim avancimin e interesave të Kosovës. Ajo shërbeu si Këshilltare e Zgjedhur në Asamblenë Komunale të Prishtinës gjatë periudhës 2009 – 2013.

Gjatë periudhës 2017 – 2019, zonja Haradinaj-Stublla ka shërbyer si Këshilltare për Politikë të Jashtme e Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Përgjegjësitë e saj kryesore përfshinin menaxhimin e agjendës ndërkombëtare të Kryeministrit, si dhe koordinimin ndërkombëtar me misionet diplomatike të Kosovës jashtë vendit.

Zonja Haradinaj-Stublla është e martuar dhe ka dy fëmijë.

*Bursa për shkollim nga Chevening – gjenerata e vitit 2011, është një program global bursash i qeverisë Britanike, i menaxhuar nga Zyra e Jashtme e Komonuelthit.