472 - Ministria | Ministria e Puneve te Jashtme

Sekretari i Përgjithshëm

Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm

1. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, është nëpunësi më i lartë civil i ministrisë, përgjegjës për drejtimin e të gjithë veprimtarisë administrativo-profesionale të sistemit ministror.

2. Sekretari i Përgjithshëm i raporton dhe i përgjigjet drejtpërdrejt ministrit dhe ushtron detyrën nën drejtimin dhe udhëzimet e ministrit.

3. Sekretari i Përgjithshëm ka këto përgjegjësi kryesore:
3.1. mbështet ministrin në punën e tij;
3.2. siguron koordinimin e hartimit të politikave në ministrinë përkatëse;
3.3. siguron zbatimin dhe kontrollin e zbatimit të legjislacionit, të politikave dhe të vendimeve të ministrit;
3.4. siguron drejtimin, koordinimin, kontrollin dhe mbikëqyrjen e të gjithë sistemit ministror;
3.5. siguron bashkëpunimin me ministri të tjera dhe institucionet, si dhe me agjencitë e pavarura;
3.6. vendos për administrimin e burimeve financiare, materiale dhe njerëzore, të sistemit ministror, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
3.7. çdo përgjegjësi tjetër, që i caktohet me ligj apo të deleguar shprehimisht nga ministri.

4. Sekretari i Përgjithshëm mbështetet nga stafi profesional dhe mbështetës.


Z.V. Sekretar i Përgjithshëm: Z. BEHAR ISMA

Kontaktet e Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm: 
+38138 200 77 034
zsp.mpj@rks-gov.net