Akademia Diplomatike posedon program të posaçëm për zyrtarët e MPJ-së të cilët përgatiten për punë jashtë vendit. Ky program përfshinë kurse të ndryshme që i përgatitë diplomatët për misionin e ri, i cili iu përshtatet nevojave dhe kërkesave të tyre. Ky program përfshinë kurse të gjuhëve, ligjërata për kulturën, traditën, historinë e vendit pritës, ligjërata për të drejtën ndërkombëtare, marrëdhëniet ndërkombëtare e diplomacinë, ligjërata për çështje ekonomike, vizita të veçanta nëpër departamente të ndryshme të nevojshme, e të tjera.
Për më shumë info, na kontaktoni në Diplomatic.Academy@rks-gov.net.