Notice: session_start(): A session had already been started - ignoring in /home/mfaks/public_html/ad/fw/fw_access.php on line 9

Warning: count(): Parameter must be an array or an object that implements Countable in /home/mfaks/public_html/ad/fw/DBMysqli.php on line 162
Akademia Diplomatike e Kosovës

Bordi Akademik

Detyrat dhe përgjegjësitë e Bordit Akademik të Akademisë Diplomatike janë të përcaktuara në Nenin 10 të Rregullores nr. 01/2012 për Funksionimin e Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës.  

 

"1. Bordi Akademik është trup këshilldhënës i Akademisë Diplomatike, i cili ofron këshillime për ndërtimin e politikave trajnuese, studimore dhe hulumtuese të Akademisë.  

 

2. Bordi kryen këto detyra dhe ka këto përgjegjësi:

2.1.  Miraton programin e trajnimeve të Akademisë Diplomatike;

2.2.  Emëron Anëtarët e Nderit në bashkëpunim me Drejtorin e Akademisë;

2.3.  Shërben si platformë e diskutimeve brenda Akademisë dhe sipas nevojës ndihmon në konceptualizimin e dokumenteve të veçanta për MPJ-në.

 

3. Anëtarët e Bordit emërohen nga Ministri me mandat katër (4) vjeçar:

3.1. Bordi përbëhet nga 7 deri në 9 anëtarë të nivelit të lartë akademik vendor dhe ndërkombëtar, të shoqërisë civile dhe diplomatëve vendor dhe/apo ndërkombëtar;

3.2. Anëtarët e Bordit janë bashkëpunëtorë të jashtëm të Akademisë, me përjatim të Drejtorit të Akademisë i cili njëherit është kryesues i këtij trupi këshilldhënës."  

 

Më 27 gusht 2018, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli, mori vendimin nr. 748/18 për Themelimin e Bordit të ri të Akademisë Diplomatike me këtë përbërje:

 

  1. Prof.Dr.Blerim Reka
  2. Prof.Nabil Ayad       
  3. Prof.Dr.Gjylieta Mushkolaj
  4. Prof.Dr.Iliriana Islami
  5. Z. Shaban Murati 
  6. Prof.Dr.Mirlinda Batalli
  7. Prof.Dr.Arben Cici
  8. Prof.Sali Kelmendi
  9. Z.Mentor Tahiri

Simbolet Shtetërore
Fatal error: Uncaught Error: Call to undefined function mysql_query() in /home/mfaks/public_html/ad/inc/footer.php:9 Stack trace: #0 /home/mfaks/public_html/ad/index.php(17): require_once() #1 {main} thrown in /home/mfaks/public_html/ad/inc/footer.php on line 9