3869 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Pas tërmetit që goditi Zagrebin, Ministri Konjufca shpreh solidaritetin me popullin mik kroat

Prishtinë, 22 mars 2020 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës është duke ndjekur me shqetësim lajmet që vijnë nga Kroacia, pas goditjes së Zagrebitnga tërmeti prej 5.3 shkallësh të Rihterit. 

 


Epiqendra e tërmetit të së dielës në mëngjes ishte 16 kilometra në veri të kryeqytetit kroat, dhe deri më tani është njoftuar se për pasojë një fëmijë 15 vjeçar është në gjendje të rëndë shëndetësore, disa persona të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta dhe dhjetëra ndërtesa janë dëmtuar.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, ka uruar shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. 

Ai ka thënë se në këto momente të vështira për Kroacinë, Republika e Kosovës, populli i saj, bashkëndjenë dhe shpreh solidaritetin e plotë me popullin mik kroat.  

 


Qeveria e Kosovës, me këtë rast, duke shprehur solidaritetin me shtetin mik, Kroacinë, ka njoftuar se FSK-ja është gjithmonë gati t’ju vije në ndihmë miqve, nëse është nevoja.

Foto Galeria