3868 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Kushdo që hyn në Kosovë, dërgohet për 14 ditë në karantinë

Thirrje për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës jashtë vendit

Për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19 dhe masave të cilat Qeveria e Kosovës i ka ndërmarrë për ta luftuar atë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur që secili nga qytetarët tanë që futet në Republikën e Kosovës, nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës apo kufijve tokësor, do të dërgohet në karantinë për 14 ditë, në një vend të caktuar nga Ministria e Shëndetësisë. 

Për shkak të kapaciteteve të kufizuara të karantinimit dhe në mënyrë që mos ta rrezikoni shëndetin tuaj, të familjes suaj dhe qytetarëve të tjerë, ju bëjmë thirrje që vetëm rastet, të cilat kanë urgjenca, të paraqiten në Ambasadat dhe Konsullatat e Republikës së Kosovës, për t’u përfshirë në listën e kthimit. Gjithashtu, thirrjen e njëjtë ua bëjmë të gjithë qytetarëve, të cilët synojnë të hyjnë në Republikën e Kosovës nëpërmjet rrugëve tokësore. 

Pandeminë COVID-19 nuk do të mund ta luftojmë nëse nuk kemi bashkëpunimin e gjithësecilit. Prandaj, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj. 

Me kujdes, por pa panikë.

Foto Galeria