3836 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministri Konjufca shpreh ngushëllime popullit turk për viktimat e termetit

Prishtinë, 24 shkurt 2020 - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, ka ngushëlluar ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, z. Mevlüt Çavuşoğlu, dhe popullin turk, për vdekjen e nëntë personave dhe lëndimin e më shumë se shtatëdhjetë të tjerëve, pas tërmetit me magnitudë pre 5.7 shkallësh të Rihterit, i cili goditi juglindjen e këtij vendi.  

 

Ministri Konjufca ka thënë se po ndjekë me shqetësim lajmet për pasojat e tërmetit në Turqi.
“Në emër timin si Minister i Punëve të Jashtme dhe i Diasporës së Republikës së Kosovës, dhe në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për viktimat e tërmetit në Turqi. Të gjithë qytetarët e Kosovës bashkëndjejmë dhimbjen dhe solidarizohemi me qytetarët e Turqisë në këto momente të vështira. Lutemi për viktimat dhe familjet e tyre”.


Me këtë rast, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z.Konjufca ka thënë se institucionet e Republikës së Kosovës, në rast nevoje, janë të gatshme që të ofrojnë ndihmën e tyre operative për t’i dalë në ndihmë qeverisë turke, që të kalojnë këtë situatë të rëndë të krijuar nga termeti shkatërrues.  

Foto Galeria