3822 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministri vlerëson raportet e mira me Çekinë, gati të pres kryediplomatin çek në Prishtinë

Prishtinë, 7 shkurt 2020 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z.Glauk Konjufca, të premten priti në takim shefin e Ambasadës së Republikës së Çekisë në Prishtinë, z. Pavel Bilek, me të cilin diskutuan për tema të ndryshme me interes dhe synim për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.    

Ministri i Jashtëm falënderoi shefin e Misionit diplomatik çek për mbështetjen e deritashme të shtetit të tij, duke theksuar se çmon lartë angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Çekisë për Kosovën në kuadër të Grupit të Vishegradit.

“Ne përkrahim çdo proces që është në interes të bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë, prandaj kërkojmë mbështetje nga Forumi i Vishegradit për Fondin e Ballkanit Përendimor, si i vetmi mekanizëm që përfshinë drejtpërdrejtë gjashtë vendet e rajonit, me të cilin aktualisht udhëheq Republika e Kosovës”, tha ministri Konjufca.

Në takim u bisedua edhe për marrëveshjet e ekonomike midis dy vendeve, për Marrëveshjen për Bashkëpunim Ekonomik të nënshkruara nga ministritë përkatëse dhe që pritet të funkszionalizohet me takimin e planifikuar të Komisionit të përbashkët ekonomik.

Në këtë kuadër u bisedua edhe për Marrëveshjen për shmangien e taksave të dyfishta, e cila është ratifikuar nga pala kosovare, mirëpo akoma qendron e bllokuar në palramentin çek.

Ministri Konjufca dhe diplomati Bilek vlerësuan marrëdhëniet midis Kosovës dhe Çekisë dhe u dakorduan që vizita e shefit të dioplomacisë çeke e shtyrë për shkak të zgjedhjeve të realizohet në afatin më optimal. 

 

Foto Galeria