3796 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Hyn në fuqi “Marrëveshja për njohjen reciproke të patent shoferëve”, Kosovë – Maqedoni e Veriut

Prishtinë, 14 janar 2020 – Ministria e Punëve të Jashtme njofton se ka hyrë në fuqi “Marrëveshja për njohjen reciproke të patent shoferëve”, në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kjo marrëveshje është nënshkruar dhe ratifikuar në pajtim me Ligjin për Marrëveshje Ndërkombëtare (04/L-052).

Pas shkëmbimit të notifikimeve, “Marrëveshja për njohjen reciproke të patent shoferëve” ka hyrë në fuqi me datë 9 janar 2020, dhe mund ta gjeni të publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës (Linku).

 

 

Foto Galeria