3794 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Përfaqësuesit e MPJ-së takohen me Gardën Kombëtare të Iowa-s

Des Moines, 14 janar 2020 - Gjatë ditës së dytë të vizitës në Iowa, Zv.Drejtori i Përgjithshëm, z.Astrit Zemaj dhe Zyrtari për politika te sigurise z. Bujar Maxhuni, janë pritur në takim pune në selinë e Gardës Kombëtare të Iowa-s nga Komandanti i Pergjithëshem, Gjenerali Ben Correl, si dhe autoritetet e larta drejtuese të Gardës Kombëtare.

Në takim u bisedua për të arriturat e deritashme që nga themelimi i partneritetit mes shteteve dhe institucioneve tona, si dhe rreth avancimit të tyre në fushat shumëdimensionale përtej bashkëpunimit themelor ushtarak.

Pavarësia e Kosovës dhe institucionet e saja të sigurisë janë faktor kyç i paqës dhe stabilitetit, me vizion të qartë në proceset e mëtutjeshme drejt antarësimeve euroatlantike, u tha në takim.

Forcat e Armatosura të Kosovës nga ana e Gardës Kombëtare të Iowa-s, konsiderohën si partner kyç në proceset e ofrimit të paqes dhe sigurisë, si dhe bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtarë.

Delegacioni i MPJ-së është pritur një ditë më parë në takime të ndara edhe nga autoritete më të larta të shtetit të Iowa-s, Zv.Guvernatori, z.Adam Gregg, dhe Sekretari i Shtetit, z.Paul D. Pate, ku është biseduar për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin e ndërsjellë, me interes për qytetarët e të dyja vendeve.

Foto Galeria