3791 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Kosova përkrah aleatëve, dënon sumlet ushtarake të Iranit ndaj bazave amerikane në Irak

Prishtinë, 10 janar 2020 - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dënon sulmet ushtarake të Iranit ndaj bazave të Ushtrisë Amerikane dhe të Koalicionit në Irak, dhe e konsideron akt të rëndë agresioni ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Irakut dhe stabilitetit rajonal e ndërkombëtar.

Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme, z.Behgjet Pacolli, ka deklaruar se regjimi aktual i Iranit me veprimet e fundit po dëshmon se paraqet kërcënim ndaj paqes dhe sigurisë në botë.

 “Irani duhet menjëherë t’i ndalojë provokimet dhe të eleminojë çdo formë  veprimi agresiv në rajon që do të përshkallëzonte situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme”, ka deklaruar Ministri i Punëve të Jashtme.

Republika e Kosovës, si gjithmonë, qëndron përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tjerë të Koalicionit Global në luftën kundër terrorizmit, e përkushtuar me punë për një botë më të sigurtë për të gjithë.

Foto Galeria