3790 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministrja Vuniqi priti në takim drejtoreshen gjermane për Evropën Jug-Lindore

 

Prishtinë, 10 dhjetor 2020 – Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, znj.Rejhan Vuniqi, ka pritur znj.Susanne Schütz, drejtoreshë për Evropën Jug-Lindore, Turqi dhe shtetet anëtare të Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Në këtë takim, në të cilin ishte i pranishëm edhe ambasadori gjerman në Prishtinë, z.Christian Held, është biseduar për zhvillimet politike në Kosovë, përfshirë sfidat në krijimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare të tetorit të vitit të kaluar.

Zëvendësministrja Vuniqi dhe diplomatja Schütz, gjatë këtij takimi, kanë biseduar edhe për zhvillimet politike në rajon, proceset e fqinjësisë së mirë dhe ato të integrimit të Kosovës dhe rajonit në strukturat europiane.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme ka falënderuar znj.Schütz për angazhimin e saj dhe mbështetjen e vazhdueshme dhe shumë të çmuar që Gjermania vazhdon të jep për shtetin e Kosovës.

Raportet e shkëlqyeshme bilaterale midis Kosovës dhe Gjermanisë, sipas znj.Vuniqi, duhet të shfrytëzohen edhe më shumë në rritjen e bashkëpunimit të ndërjesllë në të gjitha fushat me interes për popujt e të dyja vendeve.

Foto Galeria