3787 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ambasadori Mjeku akreditohet te Mbreti Saudit Selman

Rijad, 8 janar 2020 - Ambasadori i Republikës së Kosovës, z.Lulzim Mjeku i dorëzoi të mërkurën letrat kredenciale te Mbreti Selman bin Abdulaziz Al-Saud duke u akredituar si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Në ceremoni të akreditimit me një grup ambasadorësh të vendeve të tjera, Lartmadhëria e tij Mbreti Selman i Arabisë Saudite theksoi gatishmërinë e tij që me secilin vend të punojë në forcimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale dhe përcolli përshëndetjet e tij për kreun e shtetit me mesazhe paqeje e të sigurisë ndërkombëtare.

Mbretëria e Arabisë Saudite ka kontribuar për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe  për drejtësinë ndërkombëtare me deklaratën përkrahëse për pavarësinë e Kosovës në GJND.

Ceremoninë e akreditimit të ambasadorit të Kosovës e kanë pasqyruar edhe mediat e këtij shteti. Ambasadori Mjeku është diplomat i karrierës dhe ka shërbyer në Ministrinë e Punëve të Jashtme e në Shërbimin e Jashtëm që nga themelimi në vitin 2008.

Foto Galeria